Pak javë pasi u largua nga Al-Najma në Arabinë Saudite, Idriz Batha është lojtari më i ri i Flamurtarit në Vlorë. Klubi që militon në Kategorinë e Parë ka njoftuar se mesfushori është emri më i ri që do jetë nën urdhërat e Dritan Resulit, për një rikthim të tij te kuqezinjtë pas katër vitesh.
“Idriz Batha rikthehet kuqezi. Mirësevjen në familjen e madhe kuqezi të Flamurtari Football Club”, njoftojn klubi.
Pretendent për një vend në Superligë, në Vlorë kanë nisur merkaton dhe kanë afruar një element që në Shqipëri ka treguar se është ndër mesfushorët më të mirë në vend.