-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Nëna më braktisi dymuajshe… tentova t’i jap fund jetës!” Rrëfehet banorja e BBVK

Kryesoret

Banorja e BBVK, Kader Kicaj ka bërë një rrëfim prekës e po aq emocional në Big Brother VIP Kosova 2.

Ajo tregoi historinë familjare, ku e ëma e kishte braktisur që në kohën kur ajo ishte një bebe dy muajshe.

Pjesë nga rrëfimi i Kaderit:

“Mami më ka braktisur kur kam qenë dy muajshe, motra ka qenë një vjeçe. Babi ka dalë jashtë, nuk ka qenë me neve. Për neve u kujdes gjyshja dhe gjyshi. Arsyen e ndarjes së mamit dhe babit kurrë nuk e kemi ditur, nuk kanë dashur të na tregojnë me na bo me u ndi keq. Gjyshi dhe gjyshja janë kujdesur tërë kohën për neve. Kur isha 3 vjeçare, motra katër.

Babai u martua me një grua tjetër, që e kam njerkë.

Erdh ajo, kur erdhi ajo për neve ka ndryshuar shumë. Shtylla e jetës time ka qenë gjyshja, që na ka ndejt gjithmonë afër, na ka edukuar na ka kulturuar krejt ajo.

Arsyeja pse jam veshur me të bardha, ka shumë femra si unë që kanë historinë e njëjtë apo pak më ndryshe. E kam pasur një motër tepër të mirë, kujtimi më i bukur që më ka lënë nëna është motra….

I kam pasur 13 vjet, të gjithë do shkruanin letër për nënë. Erdhi një shoqe më tha oh sa mirë ti nuk ke nënë, i kam thënë e kam gjyshen. i kam marrë disa hapa, i kam thënë që më kanë dërguar të shtëpisë. Kam dashur t’i jap fund jetës time, e pata shkruar një letër shtëpisë, i kam thënë: nuk po dua të jetoj më.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit