Presidenti ukrainas Zelensky ka deklaruar sot gjatë një konference për mediat ndërkombëtare se Ukraina po punon për një plan paqeje për përfundimin e luftës me Rusinë.
“Ne kemi një formulë paqeje,” tha Zelensky, duke e përshkruar takimin e fundit për këtë çështje në Maltë si të suksesshëm.Takimi i radhës është planifikuar në Zvicër, zbuloi ai.
Ai gjithashtu shtoi se dëshiron që “jugu global” të përfshihet duke shpresuar se në përgjithësi rreth 80 vende mund të marrin pjesë në firmosjen e dokumentit për paqen.
“Kur të gjitha vendet e botës të jenë të bashkuara për këtë dokument, mund t’ia dorëzojmë Rusisë,” tha Zelensky, por theksoi se në këtë moment “nuk është e realizueshme”, duke iu referuar gatishmërisë së vazhdueshme të Rusisë për vijimin e konfliktit.