-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjyshi i 7-vjeçares që u vra në Himarë: Gjykata e Vlorës po bën skenar të dënojë minimalisht autorët

Kryesoret

Gjyqi për vdekjen e të miturës, Jonada Avdia e cila vdiq tragjikisht pasi u përplas me skaf nga efektivi i policisë Arjan Tase gushtin e shkuar është shtyrë.

Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e avokatëve të të pandehurve, ndërsa seanca e radhës u caktua më 17 janari 2024.

Gjyshi i Jonadës, Ismet Avdia u shpreh në një deklaratë për mediat se nuk e ka humbur besimin te drejtësia por mendon se seancat po shtyhen qëllimisht për t iu dhënë fajtorëve një dënim minimal.

“Kjo është seanca e tetë, e një gjyqi paraprak që zgjat pothuajse 6 muaj, në një kohë që për 8 muaj prokurorja e nderuar ka arritur të mbyllë dosjen. Ajo u shty sërish sot. Ne jemi shumë të shqetësuar, dua të deklaroj përmes ekraneve tuaja. Ky është një skenar, unë këtë skenar e kam dyshuar, por ai u bë realitet. Ky skenar që krijoi një lodhje për të bind publikun dhe udhëzuesit e lartë të gjykatës se kjo çështje duhet të gjykohet bashkërisht ashtu siç është hetuar. Ata e ndanë dhe kjo ndarje krijon hapësira për gjykim të shkurtuar dhe në fund skenari do jetë një dënim simbolik pas dy vitesh. Ne i besojmë ende drejtësisë, por u bëjmë thirrje organeve të larta të drejtësisë që ta shohin. Tragjedia e Himarës është një pjesë dhimbshme jo vetëm e familjes sonë, por  e gjithë popullit shqiptar. Ky është një skenar për ta zbutur dënimin ndaj atyre që e vranë Jonadën”, tha Ismet Avdia.

Nga kjo dosje Gjykata e Vlorës do të dënojë 8 punonjësit  e policisë së Himrës për shpërdorim detyre, ndërsa ish-punonjësi i policisë do të dënohet më vete.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit