-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I ngeci kapuçi i bluzës në helika, ja si ndërroi jetë tragjikisht 19-vjeçari shqiptar

Kryesoret

Një 19-vjeçar ka vdekur në vendin e tij të punës para një muaji në Gjilan, Kosovë. Dyshimet e derimëtanishme janë se atij i ka ngelur kapuçi i bluzës në helikat e makinerisë së betonit, ku ai ka rënë.

Sipas Inspektoratit, i ndjeri ishte duke punuar në linjën e prodhimit të betonit, te mikseri.

“Deri te aksidenti sipas deklaratave te dëshmitarëve ka ardhur si pasoje e kapuçit të bluzës të cilën e mbante veshur i ndjeri, e cila kishte ngecur në helikat të cilat ishin të vendosura në pjesën e poshtme të Hynkës metalike”, ka deklaruar për Express,  Muhabere Konesha, e cila është zv.Udhëheqëse e Divizionit për Koordinim në rajonin e Gjilanit.

“Aksidenti ka ndodhur për shkak se nuk janë ndërmarrë të gjitha masat nga lëmia e sigurisë dhe shëndetit në punë pra punëdhënësi nuk ka zbatuar dispozitën ligjore të nenit 6 paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit për Sigurinë dhe Shendetin në Punë Nr.04/L-161”, thuhet në përgjigje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit