Dy qytetarë janë vendosur në pranga nga policia e Lezhës pasi kanë shitur ilaçe dhe artikuj farmaceutikë të pakontrolluar.
Nga ky aksion janë arrestuar 34-vjeçari Aleks Dodaj dhe është në procedim Sokol Idrizi. Vlera e këtyre produkteve arrinte në 10 mijë euro.
34-vjeçari kishte fshehur në 2 subjektet që kishte në pronësi (farmaci dhe magazinë të një marketi), 300 kuti me ilaçe jashtë kritereve.
Gjithashtu është proceduar administratori i një kompanie farmaceutike, pasi në automjetin e kompanisë, u gjetën 200 artikuj ortopedikë dhe aksesorë parafarmaceutikë, pa dokumentet shoqëruese që kërkon ligji.