Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Vanesës e cila u vra nga Bujar Fandaj pak ditë më parë. Siç bëhet me dije 41-vjeçari nuk mund të ishte vetëm i dashuri i Vanesës por donte që ajo ta linte bashkëshortin e saj për të.
Ai donte që ata të jetonin së bashku pas 2 vitesh marrëdhënie jashtëmartesore. Sipas dëshmive të derimëtanishme Fandaj nuk mund të pranonte refuzimin ndaj shkonte shpesh në marketin ku Vanesa punonte dhe e shantazhonte.
Nga ana tjetër kolegët e 41-vjeçarit mendonin se ai ishte në depresion pasi gjërat nuk po shkonin mirë me Vanesën.
Ai e kërcënonte shpesh se nëse nuk do të kryente marrëdhënie seksuale me të, videot intime mes tyre do i dërgoheshin bashkëshortit të Vanesës, Nikolla.
“Ose qëndroni me mua ose unë do t’i dërgoj videot. Do të bëhet rrëmujë, ai do të dijë gjithçka për ne dhe t’i do të humbësh kujdestarinë e fëmijës”, e ka kërcënuar Bujar Fandaj.
“Lëre dhe kthehu me mua”, i kishte kërkuar Fandaj. Dhe në tetor, pak para se ajo ta denonconte për përndjekje dhe dhunë.
Në shtëpinë e Bujarit është gjetur një fotografi e cila portretizon Bujarin, Vanesën dhe djalin e saj. Mendohet se fëmija që e ndjera do të sillte në jetë është i Bujarit ndaj autoritetet do të kryejnë autopsinë e fetusit.