-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Është hutuar, s’flet dot”, flet avokati i shqiptarit që vrau të dashurën shtatzënë

Kryesoret

“Është hutuar, s’flet dot”, kështu deklaroi avokati i Bujar Fandajt pas lënies në burg të klientit të tij. 41-vjeçari nga Kosova, dyshohet se ekzekutoi mëngjesin e të martës 7 herë me thikë 27 vjeçaren Vanessa Ballan,  me të cilën kishte pasur një histori të shkurtër dashurie.

Mediat italiane bëjnë me dije se ky mund të jetë një justifikim i avokatëve për të fituar sa më shumë kohë.

Vanessa punonte si asistente shitjesh në një supermarket dhe kishte 11 vite e lidhur me bashkëshortin e saj Nicolo Scapinello.

Më pas në jetën e saj u shfaq Bujar Fandaj I cili dërgonte porositë që bëheshin në supermarketin ku punonte Vanessa. Dyshja nisën një lidhje jashtëmartesore, por një vit më parë, Vanessa vendosi të ndahej prej tij.

Bujari nuk e pranoi dot ndarjen e saj çka solli më pas një kalvar kërcënimesh dhe shantazhesh nga ana e tij e së fundmi këtë të martë ai hyri në shtëpinë e saj dhe e goditi 7 herë me thikë në gjoks e bark, duke e lënë të vdekur 26 vjeçaren, e cila priste të bëhej nënë për herë të dytë.

“Donte të ishte burri jo i dashuri”, detaje si Bujar Fandaj shantazhoi viktimën italiane

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit