Safet Gjici dhe Alma Kaçi i qëndruan kërkesës për gjykim të shkurtuar në seancën paraprake.
Sipas prokurorisë mësohet se nga hetimet, rezultoi një bisedë e zhvilluar mes Alma Kaçit dhe Safet Gjicit në zyrën e tij, ku Gjici pas favorit seksual, e drejtoi Almën te nënkryetari i Bashkisë Granit Gjana, për të folur me të mbi tenderin për strehimin e qenëve endacakë.
Ndërkohë mësohet se në banesën e Alma Kaçit është gjetur një USB që përmbante filmimin e plotë të aktit seksual.
Kur ajo është marrë në intervistë nga gazetarët është shprehur se kjo video është bërë në kuadër të një emisionin investgativ.
Në telefonin e saj, u gjetën biseda mes Kaçit dhe gazetarëve të emisionit në fjalë, ku flisnin për këtë filmim.