Prokuroria e Posaçme ka dhënë informacionin e parë zyrtar nga organizimi i atentatit ndaj “kapos” së drogës, Xhevdet Plaku, ku dyshohet se është përfshirë ish-shefi i Krimeve të Rënda, Dedan Gjoni. Sipas SPAK, ngjarja ishte planifikuar të realizohej në datën 17 shtator 2019 në qytetin e Durrësit.
Rexhep Rapi, nipi i tij Algert Rapi, Devi Gjermëni dhe ish-shefi i Krimeve dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin siguruar kushtet dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e “Akilit”.
Ndaj tyre Gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” për akuzat “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xhevdet Plaku, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, pas kërkesës së depozituar nga SPAK më 16 Dhjetor.
Ndërkohë ditën e sotme (22 Dhjetor) masat e sigurisë janë ekzekutuar për dajë e nip, si edhe Dedan Gjonin, që ndodhet në qeli për dosjen “Breçani”. Gjithashtu është arrestuar në Limburg, Holandë edhe Devi Gjermëni, i cili u vendos në pranga si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet e Mbretërisë së Holandës dhe Interpol.