-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Liridonës/ Vëllai i të ndjerës zbardh detajet e takimit me Prokurorinë

Kryesoret

Vëllai i Liridona Ademajt, në  “facebook” ka bërë të ditur  se ka zhvilluar një takim në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, ku u informuan rreth tragjedisë, ku mbeti e vrarë motra e tij.

Leonardi, shkruan se kanë rënë dakord me Prokurorinë që të kenë takime të rregullta informuese, brenda kuadrit ligjor.

Postimi i plotë:

Sot mbajtëm takim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe u informuam rreth rastit të vrasjes së Liridonës tonë, brenda kufinjëve që lejon ligji.

Ky takim na e lehtësoi dhimbjen dhe na ofroi një siguri edhe më të madhe që hetimet janë duke shkuar mirë.

U dakorduam që tani e tutje do të kemi takime të rregullta informuese.

Ne i shprehëm falenderimet hetuesëve, prokurores së rastit dhe të gjithë prokurorëve që janë duke ndihmuar në zbardhjen e plotë të rastit.

Ne besojmë në të gjitha institucionet e drejtësisë dhe mbesim me shpresë që rasti do të zgjidhet në mënyrë profesionale.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit