Ndërsa përflitej që do ta fitonte Elsa Lila, ishte Besa Kokdhima ajo që mbrëmjen e djeshme preu biletën për përfaqësimin e Shqipërisë në “Eurovision 2024” me këngën “Zemrën n’dorë”.
Teksa Elsa shkoi në shtëpi pa asnjë cmim, Kozeta Kurti në një postim në rrjetet sociale u shpreh se ajo mori atë çka meritonte nga publiku për sjelljen e saj arrogante.
“Elsa ishte e vetmja interpretuese që pasi këndoi për herë të parë, i tha publikut “shihemi në finale”. Më vjen keq, por nga e dinte se do të ishte në finale? Ajo sigurisht e dinte, por nga respekti për garën, festivalin dhe mbi të gjitha nga respekti për publikun nuk mund të jesh arrogant,” shkruan Deda.
Më pas, Juli ndalet në mënyrën e të kënduarit . “Që të mos hyjmë në këngë, se nuk jam specialist, por më ka ardhur pak a shumë si një fjalim i gjatë”.
Më pas, ai i referohet një periudhe kur ka punuar me Elsa Lilën. Juli, Elsa dhe Gentian Zenelaj prezantuan edicionin e 47-të të “Festivalit të Këngës”.
“Si përsipër, unë kam punuar me atë vajzën, kam prezantuar një nga festivalet…Nuk do të dëshiroja që një armik të punonte me të! përfundon ai.