-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Forsberg largohet pas 7 vitesh, klubi tërheq fanellën me numrin 10

Kryesoret

Pas më shumë se 7 vitesh (2015-2023), Emil Forsberg do të largohet nga RB Leipzig për të kaluar te MLS në New York Red Bull.

Edhe pse kishte kontratë deri në vitin 2025, 32-vjeçari suedez vendosi ta lërë veten të tundohej nga një aventurë përtej Atlantikut.

Autor i 71 golave ​​dhe 57 asistimeve vendimtare që nga ardhja e tij në Leipzig, Emil Forsberg konsiderohet një legjendë nga klubi, i cili dëshironte t’i bënte një nderim të duhur.

Edhe pse është e zakonshme në basketboll dhe veçanërisht në NBA, tërheqja e një fanele, në futboll kjo është e pazakontë. Gjithsesi, në nderim të suedezit, klubi gjerman i Leipzig duke filluar nga janari i vitit 2024, do ta heqë nga qarkullimi fanellën me numrin 10.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit