Pas më shumë se katër muajsh, Harry Kane i ka thënë lamtumirë hotelit dhjetë mijë euro nata,ku ka qëndruar deri më tani në aventurën e tij në Mynih.
Sulmuesi anglez me një postim në Instagram ka dashur të falënderojë dhe të përshëndesë të gjithë punonjësit e hotelit që e kanë pritur në Gjermani për këto muajt e fundit të vitit.
Kane tani ka gjetur një shtëpi të re dhe duhet t’i paguajë hotelit rreth një milion e dyqind mijë euro, shumën e shpenzuar për qëndrimin në hotelin luksoz muajt e fundit.