Motrat Inis dhe Ingrid Gjoni kanë humbur motrën e tyre të madhe, Ildën. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije ish-banori i Kafazit të Artë, Beni Kasemi.
Mamaja iu nda nga jeta, Anna Lika: Dua të jetë një ëndërr e keqe
Po ashtu edhe miku tjetër i motrave Gjoni, menaxheri i njohur i VIP-ave, Xhani Demika ka ndarë një postim me foton e të ndjerës.
“Ah moj Ilda Gjoni m’ke këput shpirtin, më ke mërzitur shumë. Po ti ke qenë gjithmonë pozitive me zemër të madhe dhe nuk e mendoja kurrë që njerëzit e mirë dhe të dashur zoti i donte pranë vetes.
Nuk kam fjalë të përshkruaj dhimbjen dhe mërzinë për ty Ilda. Nuk doja kurrë që këto fjalë t’i shkruaja për ty sepse nuk ka fjalë.
Ti do ngelesh gjithmonë në zemrat tona dhe do të ngelesh gjithmonë shembull si një mami dhe teze perfekte. Do na mungosh shumë,” shkruan Demika.
Deri më tani nga motrat nuk ka asnjë lajmërim për humbjen.
Ndërron jetë nëna e Anais Likës dhe motra e Inis, Ingrid Gjonit