Atmosfera e festave nuk ka kuptim nëse gëzimi dhe dashamirësia nuk janë pjesë e tyre.
Këtë e ka treguar me një xhest fantastik ekipi i Grup Shpëtimit Malor të Shqipërisë, të cilët me një surprizë të bukur kanë gëzuar fëmijët e vegjël të shtruar në Spitalin Pediatrik në QSUT, në Tiranë.
Të veshur me kostumin e Babagjyshit, ata realizuan zbritje me litarë dhe u dhuruan fëmijëve dhurata nga dritarja.