Situata në Lushnje është kaotike pasi zjarri ka përfshirë një qendër tregtare.
Ndërhyrja është e vështirë për shkak se zjarrfikësja jo vetëm që nuk kishte kapacitetet, shkallët për të ndërhyrë në katet e larta, por edhe si pasojë e bllokimit të rrugës.
Qytetarët kanë larguar një makinë dhe kanë hequr pemën për t’i hapur rrugën zjarrfikëses.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Lushnje, ku një qendër tregtare është përfshirë nga flakët.
Balla shkruan se është krijuar një situatë tepër e vështirë rreziku, ndërsa ndërtesa ka dhe mjedise banimi në katet e sipërme.
“Një zjarr i madh në Qendrën Tregtare Metropol në Lushnjë ka krijuar një situatë tepër të vështirë rreziku, ndërsa ndërtesa ka dhe mjedise banimi në katet e sipërme.
Forcat zjarrfikëse dhe policia po luftojnë për të vendosur nën kontroll situatën e rëndë”, shkruan Balla.
Kaos në Lushnje! Disa brenda, të tjerë në spital, zjarrfikësit luftë me flakët