Viti 2024 mesa duket do të jetë shumë i rëndësishëm për moderatoren e njohur Nevina Shtylla. Në fakt, ajo nuk donte ta zbulonte sot datën e martesës, por me disa ngacmime të Edi Manushit, nga “E Diell”, u zbulua java se kur do të lidhë dashurisë disavjeçare në martesë bukuroshja e ekranit.
Nga “Trotuar”, Edi Manushi i kërkoi Nevinës të zbulonte kur do të martohet, por ajo, në fillim ngurroi. Manushi tha se Nevina e ka ceremoninë para Kampinonatit Europian, i cili fillon më 14 qershor 2024, ndërsa moderatorja shtoi “dhe pas ditëlindjes sime”. Pyetjes së Edi Manushit “kur e ke ditëlindjen?”, Nevina iu përgjigj me të qeshur: “Gjeje…”
Megjthatë, Manushi vendosi ta bëjë më të thjeshtë. Nevina e ka ditëlindjen më 30 maj, ndërsa Evropiani i futbollit nis më 14 qershor (e premte). Fundjava e vetme mes këtyre dy javëve është ajo e 8 dhe 9 qershorit.
Kjo, me siguri, do të jetë edhe java kur Nevina dhe partneri i saj do të kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre disavjeçare.