-sidi education-spot_img
13.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia e Shtetit në gatishmëri për festat e fundvitit, ja plani i masave

Kryesoret

Policia e Shtetit gjendet në gatishmëri të plotë për të siguruar rendin dhe sigurinë në këto ditë festive.

Masa shtesë janë ndërmarrë edhe për të parandaluar futjen në Shqipëri, të lëndëve piroteknike dhe përdorimin e kundërligjshëm të tyre.

Gjithashtu këto masa të marra kanë për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet në të gjithë territorin, duke shtuar prezencën e shërbimeve të Policisë, parandalimin e ngjarjeve kriminale, nëpërmjet kontrollit të plotë të territorit nga strukturat e Policisë, kontrollin ndaj personave me precedentë kriminalë, automjeteve të tyre dhe të ambienteve që ata frekuentojnë,

Ndërsa për të eleminuar radhët e gjata në hyrje janë shtuar sportelet dhe burimet njerëzore në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Gjithashtu, strukturat e Policisë kanë planifikuar masa për mbajtjen në kontroll të sigurisë dhe rendit, në restorante, lokale dhe qendra tregtare, që kanë frekuentim të lartë qytetarësh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit