-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentativa për vrasje e Xhevdet Plakut, ka marrë pjesë dhe Fatjon Dervishi

Kryesoret

Fatjon Dervishi, i njohur nga autoritetet holandeze me emrin Toni Margean dhe i thirrur nga rrethi shoqëror Toqe, i cili mbeti i vrarë në Shtator të këtij viti në Durrës, dyshohet se ishte i përfshirë në një nga tentativat për vrasjen e shtetasit Xhevdet Plaku.

Burimet thanë për Tv Klan se hetimi ndaj tij nuk mund të vazhdonte për shkak se ka humbur jetën, por të dhënat e sjella nga autoritetet holandeze që e kanë përgjuar atë për disa vite bashke me Dejvi Gjermenin, mund të hedhin dritë mbi vrasjen e tij.

Dervishi dyshohet se ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës në Holandë, teksa në komunikimet e zbardhura nga autoritetet atje, ai i tregon Gjermenit se si ruhej kur vinte në Shqipëri dhe askush nuk e merrte vesh që ishte kthyer.

Nga këto komunikme sipas hetuesve ka dalë edhe përfshirja që ka pasur në një nga 3 episodet e përpjekjes së bërë nga Rexhep Arapi, i njohur edhe si Kep Arapi dhe nipi i tij Algert Arapi për eliminimin e Plakut.

Hetimet e ndjekura nga hetuesit holandezë, çuan në pranga disa ditë më pare në Shqipëri Rexhep Arapin, nipin e tij dhe Dedan Gjonin, një ish-efektiv policie, i cili ishte në qeli edhe si i përfshirë në dosjen Metamorfoza 2, ku sërish rezulton të ketë siguruar kushte për një tjetër vrasje.

Në Holandë u arrestua Dejvi Gjermeni.

/Tv Klan

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit