Këngëtari i famshëm, Sinal Vlasalliu nga Prokuroria Themelore në Prishtinë është akuzuar se I është shmangur tatimit duke dëmtuar buxhetin e shtetit me vlerën 24 mijë euro.
Seanca gjyqësore për këtë rast, e cila paraprakisht ishte përcaktuar të mbahet sot nuk është mbajtur
Vonesa ka ndodhur për shkak se avokati i Vlasalliut, Florent Latifaj ka dashur shtyre të seancës.
“Unë e kam bërë të ditur për të gjitha mediumet…faktikisht është shtyrë seanca për nesër dhe të gjitha palët në procedurë janë njoftuar përmes një emaili zyrtar që e kam lëshuar për të informuar, sepse avokati ka qenë i zënë në një shqyrtim gjyqësor që e ka në Departamentin Special me sa e di unë dhe faktikisht ai ka proceduar te unë një kërkesë me e shty për një ditë më shumë”, tha gjyqtarja Krasniqi- Jashanica.
Vlasalliu nuk ka deklaruar apo ka deklaruar pjesërisht qarkullimin real nga aktiviteti i tij ekonomik dhe me këtë veprim ka dëmtuar buxhetin e shtetit në shumë prej mbi 24 mijë euro.
Pritet që seanca të ndodhë nesër.