Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Mal të Zi ku katër persona kanë humbur jetën në një aksident.
3 nga katër viktimat ishin shqiptarë dhe njëri ishte malazez.
Të përfshirë në aksident ishin Mersina Haxhaj 26 vjeç dhe Eldina Haxhaj 20 vjeç si dhe M. Haxhaj dhe N.Cirkoviq.
Aksident tragjik në Mal të Zi, 4 të vdekur, 3 prej tyre shqiptarë (EMRAT)
Kryetari i komunës së Plavës Nihad Canovic shpalli tri ditë zie në atë qytet verior, sot, nesër dhe pasnesër.
60-vjeçari Mekuli, me profesion operator, ka qenë duke filmuar kolonën e makinave që po shkonte në një dasëm. Dëshmitarët i thanë policisë se ka pasur një parakalim të gabuar e për pasojë 2 mjete u përplasën.