Moderatorja Bieta Sulo ka rrëfyer në media marrëdhënien me vajzën e partnerit të saj, Alban Dudushi.
Bieta ka treguar për publikun që mendon se raportet e tyre janë shumë të mira pasi ajo kurrë nuk ka marrë rolin e nënës së vajzës së Albanit.
“Në marrëdhënie të tilla, ajo që bëhet gabim, është që gratë e baballarëve, ndonjëherë tentojnë të bëjnë mamatë padashje, ndërkohë pse duhet të tentosh këtë rol, kur fëmija i gëzon lumturisht dhe i pastë me jetë të dy prindërit. Ti je mikesha në krah kur mbi të gjitha, diferenca e moshës është më e vogël mes meje dhe saj. Edhe kur jemi tani me pushime, jemi gjithmonë me Xhoelin, ‘A mo Alban, a do të dalim’, pra jemi motori për të bërë disa gjëra më shumë për të qenë më festive, më të aventurës, sado qe Kroi Art, e ka ulur pak ritmin, por në fund ndahen kampet, Albani me Kroin dhe unë me Xhoelin”.
Bieta gjithashtu ka ndarë me publikun një pjesë të vogël në raportin e parë kur Albani ishte shefi i saj.
“Më është ngrënë muhabeti që në fillim, që në ato emisionet e para që unë isha në provë në Top Show dhe ideja që kur ke kimi dhe të interferojnë njëlloj valët e komunikimit me njëri-tjetrin. Albani nuk është një shef i egër”.