-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po vijnë prangat? Tre goditje të forta brenda një dite për Ilir Beqajn

Kryesoret

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja ka marrë tre goditje të forta brenda 24 orëve. Një ditë më parë prokuroria urdhëroi kontrollin e banesës së tij, por edhe disa farmacive në Tiranë, mes tyre ‘Delta Pharma’. Kontrollet po zhvillohen për pasurinë e ish-ministrit pasi po hetohet në dosjen e koncesionit të Sterilizimit dhe jo vetëm dhe gjyqtari Erion Bani kërkoi që të verifikohen të ardhurat e Beqajt.

SPAK dyshon se Ilir Beqaj përmes lidhjeve me kompanitë ‘Delta Pharma’, e cila i është shitur më pas ‘Delta Holding’ ka tentuar të fshehë pasurinë. Transaksionet dyshohet se janë në miliona euro. Shuma që flitet në media është gati 2.8 milionë euro.

Në hetim është edhe gruaja e tij Ardiana Beqaj, pasi më parë ka qenë aksione në një nga kompanitë ku ish-ministri dyshohet për klientelizëm. Paraditen e sotme SPAK-u dhe Byroja Kombëtare e Hetimit shkuan edhe në zyrat e bashkëpunëtorëve të ngushtë të ish-deputetit socialist.

Koncesionet dhe farmacitë, në hetim edhe gruaja e Beqajt (Skema dhe dyshimet)

Sekuestruan ashtu si te farmacitë, njësi kompjuterike, telefona, dosje dhe elementë të tjerë të vlefshëm për hetimin. Ndërkohë që në këtë valë furtune, qeveria njoftoi se e ka shkarkuar Ilir Beqajn vetëm 2 muaj pasi u emërua si pjesë e përbërjes së grupit për negociatat e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ilir Beqaj do të zëvendësohet në këtë funksion nga Jona Suli. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave. Ilir Beqja po hetohet në masën detyrim paraqitje dhe iu ndalua dalja jashtë vendit.

Skema, manovra dhe lidhjet/ Si Beqja favorizoi kompaninë “Delta Pharma”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit