Superkupa e Turqisë ishte planifikuar të luhej mbrëmjen e djeshme në Ryad të Arabisë, por siç ndodh shpesh kur politika vendos duart në sport gjërat nuk shkojnë siç duhet,
Dy finalisteve Galatasaray dhe Fenerbhaçe së bashku me tifozeritë e tyre panë ti vendoseshin “kushte” para se të hynin në stadium.
Arabia Saudite, vendi pritës i kësaj finaleje, nuk lejoi që dy klubet turke, apo dhe tifozët e tyre, të mbanin në veshur fanella me imazhin e Kemal Ataturk, presidenti i parë i Republikës turke, themeluesi i shtetit laik.
Të dy klubet turke, edhe drejtuesit e federatës së futbollit turk, dolën kundër këtij vendimi duke mos pranuar të zbrisnin në fushë, për këtë arsye finalja e Superkupës së Turqisë u shty zyrtarisht për një datë të papërcaktuar.
Një numëri i madhe tifozësh i dhuruan dy ekipeve një pritje spekakolrepasi u kthyen në Turqi, një pritje e zjarrtë si për të përshëndetur vendimin e tyre për të mos zbritur në fushë pasi organizatorët në Riyad nuk lejuan imazhin e Kemal Ataturkut.
Ju ndalua himni kombëtar, Galatasaray dhe Fenerbahçe bojkotojnë superkupën në Riad