Moderatorja Bora Zemani ka rrëfyer disa nga detajet nga marrëdhënia e saj me Donaldin duke treguar për fillimet e njohjes së tyre. Bora tregoi se edhe pse punonin në një televizion njohja e tyre nuk kishte ndodhur aty por në një koncert recital të një këngëtari.
Bora Zemani u shpreh se ishte Donald Veshaj që e mori hapin e parë për të qenë bashkë, ndërsa tregoi se mesazhi i parë nga aktori i erdhi pasi ajo i hapi Story-t në Instagram.
“Punonim në të njëjtin televizion, por nuk jemi njohur aty. Kemi qenë të ftuar në një koncert recital dhe atje jemi parë për herë të parë me njëri-tjetrin. U pamë dhe e kuptuam me sy se çfarë po ndodhte.
Mesazhi i parë që më erdhi nga Donaldi ishte screenshot që i kisha parë Story dhe tha më në fund të gjeta”, shprehet Bora.
Bora Zemani rrëfeu gjatë intervistës se xhelozia në marrëdhënien e tyre ka qenë në maksimum dhe se janë përballur me probleme, por shtoi se të dy e kanë rritur njëri-tjetrin.