-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greenwood rilind tek Getafe, Barcelona gati të ofrojë 45 milionë

Kryesoret

Katër gola dhe tre asistime në La Liga, Mason Greenwood ka rilindur në Spanjë.

Sulmuesi 22-vjeçar ka marrë Getafen mbi shpatulla dhe Manchester United tashmë ka vendosur ta shesë atë përgjithmonë verën e ardhshme.

Ai do të qëndrojë i huazuar deri në fund të sezonit, më pas do të shihet  se cilat klube janë të interesuara për anësorin e djathtë anglez.

The Sun siguron se Greenwood është kthyer në vëmendjen e emrave të mëdhenj. Tashmë përflitet shumë se Barcelona do të ishte e gatshme t’i ofronte atij fanellën me numrin 10, duke vënë në tavolinë një ofertë prej rreth 45 milionë euro. 

Megjithatë katalanasit e kanë të vështirë të shkojnë kaq larg, duke pasur parasysh situatën jo shumë të lumtur financiare, por një shitje e majme e Ansu Fatit, i cili momentalisht luan në huazim tek Brighton, mund të lejonte transferimin e anësorit anglez.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit