Armando Broja ndodhet gjithnjë e më larg Çelësit. Forma e tij e dobët pas rikthimit nga dëmtimi ka bërë që drejtuesit e klubit londinez të mendojnë për largimin e sulmuesit të kombëtares shqiptare dhe zëvendësimin e tij me një tjetër sulmues.
Klubi më i interesuar për shërbimet e sulmuesit shqiptar është Uest Ham, i cili ka kohë që e monitoron 22-vjeçarin shqiptar. Kampionët e Ligës së Konferencës kanë dërguar skautët për ta ndjekur nga afër Brojën dhe po përgatisin një ofertë për të bindur Çelësin që ta lërë të lirë.