Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Korenë e Jugut. Lideri i opozitës Lee Jae-myong është sulmuar me thikë gjatë një vizite në Busan.
Nga ky sulm ai mbeti i plagosur rëndë por është i vetëdijshëm.
Lee po vizitonte vendin e ndërtimit të Aeroportit të Ri Gadeokdo dhe po fliste me gazetarët kur u sulmua, duke e lënë politikanin me një çarje prej 1 centimetër në anën e majtë të qafës, tha zëdhënësi i Partisë Demokratike Kwon Chil-seung.
Lee pësoi “dëmtim të dyshuar në venën e qafës” dhe mjekët ishin të shqetësuar se ai mund të kishte gjakderdhje shtesë, tha Kwon, duke cituar mjekët.
Pamjet e sulmit, që kapën drejtpërdrejt në konferencën për shtyp, treguan një burrë të paidentifikuar që papritmas u hodh mbi Lee dhe e goditi atë në qafë.
Sulmuesi më pas u ndalua nga disa persona.