903 shqiptarë kanë dhënë donacione duke mbledhur shumën prej 18 mijë paundësh për të sjellë trupin e pajetë të Leonard Farrukut nga Anglia në Shqipëri.
I riu që vitin e kaluar kishte paguar 4 mijë Euro për të shkuar me varkë në ishull dhe që më pas kërkoi azil, bëri vetëvrasje në anijen hotel Bibby Stockholm.
I mbyllur brenda, 27-vjeçari ishte ankuar për probleme të shëndetit mendor por autoritetet e injoruan thirrjen e tij për ndihmë. Në fund e gjetën të vdekur.
Motra e të ndjerit, Jola Farruku hapi një llogari në “GoFoundMe” duke kërkuar ndihmë dhe brenda pak ditëve shuma u mblodh.
“Mirësia dhe bujaria juaj do të jenë në zemrën time për pjesën tjetër të jetës sime dhe do t’i sjellin familjes sonë të njëjtin lloj ngushëllimi tani duke qenë në gjendje të riatdhesojmë trupin e tij” shkruan Jola duke i falënderuar të gjithë.