Moderatorja e famshme Dojna Mema ishte e ftuar në emisionin “Oxygen” të gazetarit të njohur kosovar Besim Dina. Ajo që ra më shumë në sy ishte një fjalim i Dojnës i cili u bë goxha viral edhe në rrjetet sociale.
Gjatë fjalimit Dojna foli për “mbipopullimin” e ekraneve shqiptare me vajza Instagrami duke e nënkuptuar se ato nuk janë të talentuara por janë aty vetëm për shkak të pamjes.
Reagimet në rrjet treguan se dhe publiku mendon po njësoj pasi kjo deklaratë u pëlqye mjaft. Një nga personazhet e famshme mesa duket nuk ka qenë dakord me Dojnën.
Rike Roçi, ish-konkurentja e Big Bother ka vendosur një koment aspak miqësor mbi videon e Dojnës duke hedhur poshtë moralin që ajo përcjell.
“Harroj kjo qe Cuni i babit i vente 500 euro në ball dhe ju bënin sytë me zemra kësaj…I urrej vajzat që bejn si moraliste dhe pastaj nga mbrapa jan më keq” ,ka komentuar Rike në videon e shpërndarë më vonë në social media, koment i cili më pas është fshirë.