Lajm i hidhur nga Durrësi. Është ndarë nga jeta gazetari Thanas Mustaqi. Njoftimi për vdekjen e tij është bërë nga kolegët e gazetarit në rrjete sociale.
Me një karrierë disa dekada në gazetari, Mustaqi kujtohet nga të gjithë për angazhimin e tij, pranë gazetës “Zërit të Popullit”, “Adriatiku”, “Dyrrah”, “Portali DurrësLajm”, etj.
Lamtumira e fundit gazetarit do t’i jepet ditën e sotme në orën14:00, tek varrezat e reja në Durrës.