Pas festave të fundvitit, emigrantët shqiptarë kanë nisur të largohen nga Shqipëria për t’iu kthyer jetesës dhe punës jashtë vendit.
Gjatë 24-orëve të fundit në pikën kufitare të Kapshitcës kanë hyrë 2727 shtetas dhe kanë dalë 6321. Ndërsa në Qafë Thanë kanë hyrë 3361 shtetas dhe kanë dalë 2941.
Fluksi më i lartë është shënuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në dalje.