Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një reagimi në Facebook shprehet se largimi i investitorëve të huaj tregon një fatkeqësi të madhe.
Sipas demokrates, rreziku i industrisë fasone vjen jo sepse një ekonomi e fortë ka prodhuar një Lek të fuqishëm, por sepse një qeveri e korruptuar ka mbyllur sytë përballë pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit që sot po depërtojnë edhe në turizëm edhe në lojërat e fatit.
Nga të dhënat që Tabaku deklaroi 75 000 mijë familje mund të mbeten pa të ardhura pasi e kanë punën që mbijetojnë. Deputetja demokrate i mëshon faktit se ky largim investitorësh vjen për shkak të rritjes së taksave për biznesin.