Alarm i ri në Greqi për koronavirusin. Mediat në Athinë shkruajnë se ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të rasteve me koronavirus, sipas Raportit Javor të Mbikëqyrjes Epidemiologjike të Infeksioneve Respiratore në periudhën 25-31 dhjetor 2023.
Numri i pranimeve është rritur me 44%, po ashtu edhe pacientët e intubuar, të cilët tani arrijnë në 70. Gjithashtu, 57 persona kanë vdekur nga komplikimet e Covid-19. Si rastet e gripit ashtu edhe rastet e virusit respirator janë rritur gjithashtu.