Jogo Pëllumbi është mbrojtësi më i ri i Debrecenit në Bullgari.
Lojtari 23-vjeçar dikur kapiteni i Kombëtares U-21, ka firmosur një kontratë për 3 vite e gjysmë me skuadrën bullgare.
I dalë nga moshat e Skënderbeut, ai ra në sy pikërisht te korçarët ku kaloi dy sezone shumë të mira dhe më pas firmosi me Varazdin në elitën e Kroacisë. I huazuar ai luajti edhe gjashtë muaj me Kukësin.
Pëllumbi ka luajtur 15 ndeshje me Kombëtaren U-21 dhe ka qenë kapiteni i Shpresave, ndërsa kjo lëvizje duket se vjen në një çast kur ai kërkon një ftesë nga Kombëtarja, me Sylvinhon që duhet se e ka në “optikë” qendërmbrojtësin.
Shehi debuton me barazim tek Partizanin, përfundon 1-1 në Turqi