Është zbardhur motivi që çoi në vrasjen e rëndë mes vëllezërve në Fresk, ku Vehap Cami vrau vëllain e tij Lulëzim Cami brenda shtëpisë së tij dhe më pas vrau veten.
Burimet bëjnë me dije se shkaku i këtij konflikti mes tyre ka qenë tentativa për të shitur një pronë të përbashkët në Tërbaç të Dibrës çka ka shkaktuar sherr të madh mes palëve.
Lulëzimi nuk donte ta shiste tokën ndërsa Vehapi po. Vehap Cami ditën e djeshme i ka shkuar për vizitë vëllait të tij Lulëzimit i cili ka menduar se është vizitë për Vitin e Ri por në një moment kur ata të dy kanë qenë vetëm Vehapi ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë.
Më pas ka qëlluar gjithashtu në kokë edhe veten e vetë me pistoletë TT, të cilën e kishte pa leje.