Klubi francez Paris-Saint-Germain, është duke u përballur me akuzat se ata kanë ushtruar presion mbi organizatorët e ‘Topit të Artë’ në mënyrë që Lionel Messi ta fitojë këtë çmim.
Siç raporton ‘Le Monde’, zyrtarë të klubit të PSG-së kanë bërë përpjekje që të ushtrojnë presion mbi Pascal Ferre, ish-shefin e revistës prestigjioze ‘France Football’ dhe organizatori i ‘Topit të Artë’.
Dyshohet se zyrtarët e klubit parisien janë munduar që të marrin mbështetjen e Ferre, përmes favoreve të ndryshme.
Raporti shton se klubi shpresonte që Messi ta fitonte këtë çmim gjatë kohës sa ai po luante në kryeqytetin francez.
Një raport i Inspektoratit të Përgjithshëm të Policisë Kombëtare në nëntor të vitit 2023 thotë: “Ribes ka kërkuar që të marrë bileta për ndeshjet e PSG-së nga gazetarë, politikanë, pjesëtarë nga kabineti i ministrave, artistë”.
Sidoqoftë këto “përpjekje” të klubit francez për të marrë favore nga zyrtarët e France Footall dolën të ishin të pasuksesshme pasi Messi nuk e fitoi këtë çmim gjatë kohës sa ishte lojtar i PSG-së.
Messi u bë lojtari i parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që fiton Topin e Artë, kur atij iu dhurua ky çmim për arritjet e tij në sezonin 2022/2023, përgjatë të cilit e udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës në Katar.
Argjentinasi u bë pjesë e Inter Miamit në verën e vitit 2023 si lojtar i lirë nga PSG-ja