Një vdekje e rëndë ka ndodhur në Dibër, ku një 70 vjeçar ka humbur ekuilibrin duke ecur dhe ka rënë në bodrumin e një pallati. Fatëkeqësisht i moshuari ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Dibër/informacion paraprak
Rreth orës 11.50, në qytetin e Peshkopisë, shtetasi Sh.A., rreth 70 vjeç, duke ecur ka humbur ekuilibrin dhe për pasojë është rrëzuar duke rënë në anë të bodrumit të një pallati. Si pasojë e lëndimeve të marra shtetasi Sh.A., ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.