Bashkëshortja e Fasli Hykës, ka treguar detaje nga ngjarja nga ngjarja që ndodhi në Shkodër.
83-vjeçarja Hyrije Hyka ka rrëfyer se bashkëshorti i saj dëgjoi disa zhurma pas mesnate që vinin nga rruga dhe po i shqetësonin dy të moshuarit. Pas pak ai ka telefonuar policinë, duke i kërkuar që të vinin për të vendosur qetësinë.
Ajo theksoi se kur policia mbërriti në vendngjarje, bashkëshortin e saj e ofenduar dhe sipas saj në nerva e sipër, Fasli Hyska gjuajti me çifte.
“Njoftoi policinë, i tha hajde se kanë ardhur njerëz të panjohur. Po bënin zhurmë dhe nuk e lejonin të flinte. Zhurma se lejon të flejë për shkak të shqetësimeve shëndetësore që ka.
Njërin sy e ka operuar, jemi pensionistë. Çiften e ka me leje. Automatikun e ka gjetur. Ai doli bërtiti, lajmëroi edhe policinë. Erdhi policia, nuk e dimë nëse e kanë sharë të rinjtë apo policia. Në ato nerva i gjuajti me çift”, tha gruaja.
83-vjeçari doli në ballkon dhe qëlloi të rinjtë me çifte, çfarë ndodhi dje në Shkodër?