-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA lëshon avionët mbi Bosnje, tërhiqet Dodik: Jo, jo! Nuk do të bëjmë luftë

Kryesoret

Presioni amerikan ka detyruar liderin e Republikës Serbska në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik të bëjë një hap prapa sa i përket politikave ndarëse. Mes trysnisë në rritje nga Shtetet e Bashkuara, udhëheqësi pro rus tha se nuk ka në plan të kërkojë shkëputjen nga Bosnje dhe Hercegovina.

“Nuk po kërkojmë revolucion. Nuk po përgatitemi për luftë. Po përgatitemi për vendime politike në nivelin e parlamentit shtetërore dhe në nivelin e parlamentit të Republikës Serbska. Në fazën e parë, ne duhet të sigurojmë dialog midis partive politike në Bosnje, pa pjesëmarrjen e të huajve, në mënyrë që të sigurojmë një marrëveshje të qëndrueshme. Përndryshe Bosnja nuk ka të ardhme”, tha Dodik.

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë në Kosovë, Burim Ramadani i ka cilësuar mesazhe të qarta për Serbinë e Rusinë stërvitjet ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) mbi Bosnjë-Hercegovinë. Sipas tij, Serbia po synon destabilizimin e Bosnjës. Për këtë tha se avionët luftarakë të avancuar janë tërheqje e vërejtjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit