Vijojnë reshjet e dëborës në qarkun e Korçës ku sipas informacioneve në segmentin rrugor Boboshticë-Dardhë trashësia ka arritur deri në 10 cm.
3 borëpastruese ndodhen në Dardhë, 2 në Voskopojë dhe 3 në Qafën e Qarrit.
Reshjet e dëborës të përziera edhe me reshet e shiut ka pasur në aksin nacional Korçë-Ersekë, veçanërisht në Qafën e Qarrit por nuk raportohet për probleme.
Temperaturat gjatë natës kanë qenë të ulëta e pritet që edhe dy ditët në vazhdim të jenë të tilla ndaj drejtuesit e mjeteve duhet të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë në segmente me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë e të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.