Një 24-vjeçar është gjetur i vdekur sot rreth orës 15:00 në Prizren.
Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Ai tha se njësitë relevante janë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.
“Policia ka shkuar në vendngjarje dhe dyshimet e para janë se viktima D.K., mashkull, 24-vjeç ka kryer vetëvrasje duke përdorur armën AK 47. Është njoftuar prokurori kujdestar dhe të gjitha njësit dhe zyrtarët përgjegjës kanë dal në vendngjarje dhe janë duke u marrë me rastin”, ka deklaruar Gashi.
Rasti po vazhdon të hetohet.