-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk e lanë të takonte fëmijët nga martesa e parë për 15 vite, 45-vjeçarja nga Berati i jep fund jetës

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fsahtin Cukalat,Berat ku një 45-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë. Të tronditur nga ngjarja e rëndëtë afërmit e saj janë shprehur se e ndjera ishte divorcuar rreth 15 vite më parë, nga kjo martesë ajo kishte sjellë në jetë 2 djem që ish-bashkëshorti dhe ish-vjehrra nuk e lanë kurrë t’i shikonte.
E ndjera ishte martuar sërish dhe sipas të afërmeve të saj çdo gjë po shkonte mirë por malli për fëmijët e mërziste çdo ditë.

Ditët e fundit gjendja e saj depresive ishte rënduar, ndërsa siç tregon e afërmja, e ndjera shpesh mendonte që fëmijët e saj mund ta urrenin pasi ata nuk e dinin të vërtetën se ajo nuk i takonte dot për shkak se nuk e lejonin.

“Malli për fëmijët e detyruan ti jepte fund jetës”, kështu është shprehur fqinja njëkohësisht edhe një nga shoqet e saj me të cilën fliste shpesh.

“Ishte shumë njeri i mirë, shumë punëtore. Ishte njeri i drejtë të gjitha cilësita e mira i kishte. Asaj shpesh i binte si të fikët, por kuroheshte. I shoqi nuk e linte vetëm se asaj i binte shpesh të fikët. Në familje kishte marrëdhënie shumë të mira.Kishte 14 vite e martuar në marteshën e dytë. Kalonin mirë”, shtoi një tjetër fqinje.

“Thoshte që kam fëmijë por nuk i takoj. Që kur ishte ndarë me burrin e parë më tha që nuk i kishte takuar. Ajo thoshte nuk më l ëish vjehrra që t’i takoj. Kjo ishte në gjendje depresioni, thoshte kështu jam për dy djemtë. Edhe ne thoshim se kjo u sëmur vetëm nga depresioni për fëmijët. Nuk e kapërceu dot”, tha më tej ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit