-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

West Ham del hapur, Broja objektiv kryesor, gati oferta për shqiptarin

Kryesoret

Trajneri i West Ham, David Moyes është i prirur të shtojë një sulmues në skuadrën e tij këtë muaj dhe është i interesuar për yllin e Chelseat, Armando Broja, këtë mund ta konfirmojë “TEAMtalk”.

“Çekiçët” janë duke zhvilluar një sezon mjaftë pozitiv dhe momentalisht renditen në vendin e 6-të në Premier League, një pozicion që David Moyes kërkon ta mbajë deri në fund të sezonit.

Për të arritur këtë ka nevojë për një sulmues që shënon gola.

Me Dany ings gjithnjë e më shumë drejt largimit dhe Michael Antonio  në vitet e fundit të karrierës, lind nevoja për një “bomber” në majën e sulmit.

Një listë e ngushtë emrash, por shumë cilësore, dhe aty spikat pikërisht Broja, për të cilin West Ham ka shfaqur interes prej kohësh.

22-vjeçari ka luftuar për të arritur një vend në ekipin e parë në Stamford Bridge dhe është një nga lojtarët që do të hapë rrugën nëse Chelsea vendos të sjellë një numër të ri 9 këtë dritare merkatoje.

Nevoja për të luajtur mund të ketë një rol deçiziv në largimin e sulmuesit shqiptar, dhe West Ham  është i gatshëm të paguaj, gjithmonë nëse Pochettino vendos ta shesi, për më tepër sulmuesi ka kërkuar të luftojë për vendin e tij në skuadër.

Chelsea pritet të kërkojë rreth 30 milionë funte për Broja këtë dimër, edhe pse “Hammers” nuk kanë xhepat më të thellë në Premier League, kjo nuk do të ishte një tarifë e pakapërcyeshme për ta për të paguar për një sulmues të ri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit