Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes në Burrel, ku për pasojë janë djegur edhe 4 banesa të tjera. Policia tha se zjarri fillimisht ka rënë në banesën e shtetasit S.S.
Si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit janë përfshirë nga zjarri dhe janë djegur pjesërisht dhe 4 banesa të tjera që janë ngjitur me banesën e shtetasit S.S., banesa private me çati të përbashkët.
Shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët nga banesat që u përfshinë nga zjarri dhe nuk ka asnjë banor të lënduar.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.