Mediat greke kanë publikuar dy video nga kamerat e sigurisë që kanë regjistruar momentin e vrasjes së Vangelis Zampounis .
Mësohet se mbi 90 plumba kallashnikovi janë gjetur në skenën e sulmit vrasës mafioz me viktimën 44-vjeçare, që ndodhi jashtë një karburanti në kryqëzimin e rrugëve Frantzis dhe Ilias Ilios .
Oficerët e sigurisë nuk përjashtojnë që të ketë pasur edhe më shumë të shtëna, me qëllim që autorët të siguroheshin që objektivi i tyre të mos shpëtonte. Numri i saktë do të sqarohet kur të përfundojë hetimi në vendngjarje. Oficerët e Sigurimit të Atikës e konsiderojnë të sigurt se bëhet fjalë për një kontratë vdekjeje të shtrenjtë dhe vlerësojnë se janë përdorur të paktën dy automatikë kallashnikov, ndërsa nuk përjashtojnë që vrasësit të ndërrojnë edhe karikatorë për të përfunduar 44-vjeçarin.