Në datën 18 janar pritet të zhvillohet gjyqi për Arben Ahmetajn. Gjyqtari i posaçëm do të shqyrtojë kërkesën e SPAK-ut për ish-zëvendës kryeministrin Arben Ahmetajn në lidhje me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën.
Kjo do të jetë seanca e parë e Arben Ahmetajt me Prokurorinë e Posaçme në Gjykatë, për akuzat që ai i ka mohuar në rrjetet sociale.
Gjykata ka ftuar të dyja palët të jenë pjesëmarrëse në orën 09:00 dhe të sjellin qëndrimet e tyre përballë prokurorisë.
Prokuroria pretendon se Ahmetaj ka shitur si pronë shtetërore fabrikën e bukës, ndërkohë që shkallët e gjyqësorit i kishin njohur të drejtën e pronësisë një familje.
Pritet që Arben Ahmetaj të mrohet nga avokatët e tij pasi ai është në arrati.
Gjithashtu mbi të ka të tjera dosje si ajo e inceneratorëve, korrupsioni dhe pastrimi i parave.