Shorti ka caktuar si gjyqtarë që do të shqyrtojë kërkesën në Gjykatën e Lartë Ilir Pandën teksa ende nuk është caktuar një datë dhe orar për seancën gjyqësore.

Dritan Goxhaj është liruar nga burgu me vendim të gjykatës së Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë në datë 10 tetor të vitit 2023. Kjo gjykatës rrëzoi vendimin e Gjykatës së Shkallës Parë, duke refuzuar dhe ekstradimin e Goxhajt. Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë. Ish-luftëtari i UÇK-së u përballë me akuzën  se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës, akuza të cilat i mohoi gjatë procesit ndaj tij.