Pas vizitës që zhvilloi dje në Kosovë, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, vazhdon vizitat e tij edhe në Maqedoni.
Ministri Hasani do të zhvillojë takime edhe me liderët e partike politike shqiptare.
Në axhendën e ministrit Hasani, sot përfshihen takime me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, Kryeministrin Dimitar Kovachevski, dhe zëvendëskryeministrat Artan Grubi dhe Bojan Marichic.
Axhenda:
08:50 / Takim me Ministrin për Punët e Jashtme, z. Bujar Osmani
09:40 / Konferencë për mediat e ministrave Hasani dhe Osmani
10:10 / Takim me Zëvendëskryeministrin për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiç
14:30 / Takim me Zëvendëskryeministrin e parë, z. Artan Grubi dhe Kryetarin e Partisë BDI, z. Ali Ahmeti
15:10 / Takim me Kryetarin e Kuvendit, z. Talat Xhaferi
16:00 / Takim me Kryetarin e PDSH, z. Menduh Thaçi
16:45 / Takim me Kryetarin e Partisë Demokratike Evropiane, z. Arjanit Hoxha
17:25 / Takim me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari